Ndërtimi i Qasjes në Shkollën "7 Marsi" - Prishtinë
Në shumë shkolla të vendit, fëmijët me aftësi të kufizuara ende përballen me mungesë të qasjes së duhur në hapësirat bazike të shkollës, gjë që kufizon pjesëmarrjen e tyre të plotë në procesin arsimor.
Në bashkëpunim me Fondacionin Team Rijad, dhe donatorin Shkolla “Mileniumi i Tretë” mundësuam përfundimin me sukses të ndërtimit të pjerrinës në hyrje të oborrit të shkollës “7 Marsi” në Prishtinë si dhe përmirësimin e qasjes në tualetet e shkollës duke e bërë kështu qasjen më të lehtë dhe më të sigurt për nxënësit në nevojë.
Ky projekt ka mundësuar krijimin e kushteve më të përshtatshme për lëvizje të lirë, dinjitoze dhe të barabartë për të gjithë nxënësit.


Me këtë projekt, pas një pune të palodhshme u bë edhe përurimi i qasjes më 6 tetor, ku u shënua një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës shkollore dhe krijimit të kushteve të barabarta për të gjithë.
Ky është një shembull i mirë se si bashkëpunimi dhe solidariteti mund të sjellin ndryshime reale në jetën e fëmijëve.
Faleminderit nga zemra Fondacionit Team Rijad dhe Shkollës “Mileniumi i Tretë” për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre bujare! Bashkë po e bëjmë arsimin më të qasshëm dhe më të drejtë për çdo fëmijë.

Si mund të ndihmoni?
Kjo nismë është vetëm një hap drejt një misioni më të madh. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e iniciativave për të përmirësuar jetën e fëmijëve me aftësi të kufizuara, mund të kontribuoni në forma të ndryshme:
- Përmes pakove të mbështetjes
- Përmes ligjit për sponsorizime
- Përmes ofrimit të shërbimeve pa pagesë
Bëhu pjesë e rrethit të besimit – Trust Circle!

