Equality in schools - Building accessibility at the “Asim Vokshi” school

Barazia në shkolla - Ndërtimi i qasjes në shkollën “Asim Vokshi”

Në shumë shkolla në Kosovë, fëmijët me aftësi të kufizuara ende përballen me pengesa të mëdha për t’u integruar plotësisht në jetën shkollore. Mungesa e infrastrukturës së përshtatshme, si hyrjet me akses të lehtë, tualetet funksionale dhe ambientet e përshtatshme për lëvizje, shpesh kufizojnë të drejtën e tyre për arsim dhe përfshirje të barabartë.

Kjo situatë e bën të domosdoshme ndërhyrjen tonë të përbashkët që çdo fëmijë, të ketë mundësinë të ndjekë mësimin në kushte dinjitoze dhe të sigurta.

Përurimi i qasjes në shkollën “Asim Vokshi”

Si ndërhyrje të radhës, në shkollën “Asim Vokshi” në Prishtinë, kemi përuruar me sukses ndërtimin e qasjes në tualetet e shkollës.

Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes dhe barazisë për të gjithë nxënësit, duke mundësuar kushte më të mira higjienike dhe funksionale për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Gjatë punimeve u realizua lidhja e ujit dhe e rrymës nga fillimi, duke krijuar një hapësirë të re dhe plotësisht funksionale, që plotëson standardet e nevojshme për një ambient të sigurt dhe të qasshëm për të gjithë.

Stafi perurues- Asim Vokshi

Tcf Social Media Shtator-10 (2)

Asim Vokshi- Qasja

Faleminderit për mbështetjen dhe solidaritetin

Ky projekt nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen dhe zemërgjerësinë e donatorëve tanë.

Një falënderim i veçantë shkon për Angel Studio, KEP Trust dhe bashkëpunëtorin tonë, Fondacionin Team Rijad, për përkushtimin dhe kontributin e tyre.

Kontributi i tyre është dëshmi se bashkë mund të arrijmë ndryshime të prekshme dhe të japim mundësi të barabarta për çdo fëmijë.

Asim Vokshi- Donatoret

Si mund të ndihmoni?

Kjo nismë është vetëm një hap drejt një misioni më të madh. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e iniciativave për të përmirësuar jetën e fëmijëve me aftësi të kufizuara, mund të kontribuoni në forma të ndryshme:

Përmes pakove të mbështetjes

Përmes ligjit për sponsorizime

Përmes ofrimit të shërbimeve pa pagesë

Bëhu pjesë e rrethit të besimit – Trust Circle!

Ndaje në:

share-facebook share-linkedin share-viber

17 November 2025