Statistikat nga Situata me Varësi në Kosovë
Fenomeni i përdorimit të drogave në Kosovë paraqet një realitet serioz dhe shqetësues, i cili kërkon ndërhyrje të hershme, parandalim dhe mbështetje të koordinuar nga institucionet dhe komuniteti.
Ky problem po shfaqet gjithnjë e më shumë tek të rinjtë, shpesh duke filluar në moshë shumë të hershme, si pasojë e presionit shoqëror, mungesës së mbështetjes emocionale, qasjes së lehtë në substanca dhe mungesës së programeve të strukturuara për edukim dhe parandalim.
Përdorimi i substancave narkotike nuk prek vetëm individin, por të gjithë rrethin familjar, social dhe arsimor.
Rrënimi i strukturës familjare, braktisja e shkollimit dhe përfshirja në sjellje kriminale janë pasoja të drejtpërdrejta që ndikojnë thellë në jetën e të rinjve dhe në të ardhmen e shoqërisë sonë.
Më poshtë po ndajmë disa nga statistikat kryesore të nxjerra nga partneri ynë, Qendra Labyrinth:
(Të dhënat në vijim janë marrë nga Qendra Labyrinth dhe pasqyrojnë gjendjen aktuale në vend)
Substancat më të përdorura:
- 75% marihuanë / kanabis
- 7% heroinë
- 5% kokainë
- 3% forma të tjera narkotike
Niveli arsimor:
- 6% kanë ndjekur studimet universitare dhe 2% studimet master
- 50% e përdoruesve të substancave kanë përfunduar shkollën e mesme
- 24% kanë përfunduar vetëm shkollën fillore
- 10% nuk kanë përfunduar as arsimin fillor
Statusi familjar:
- 56% janë të pamartuar
- 33% janë të martuar
Shpërndarja gjeografike e përdoruesve:
- 30% Prishtinë
- 13% Vushtrri
- 12% Mitrovicë
- 10% Prizren
- 8% Ferizaj,
- 7% Gjakovë & Pejë
Kriminaliteti:
65% e përdoruesve janë të përfshirë në sjellje kriminale
Arsyeja kryesore: sigurimi i financave për substanca me kosto të lartë
Lidhja familjare:
Ekziston një lidhje e fortë mes përdorimit të substancave dhe historisë familjare; kur një prind ka qenë përdorues, rreziku që fëmija të fillojë përdorimin është dukshëm më i madh.
Roli ynë:
Trust Circle Foundation mbetet i përkushtuar të punojë në parandalim, edukim dhe rehabilitim për fëmijët dhe të rinjtë në rrezik, duke ndërtuar qasje të qëndrueshme për mbështetje emocionale, arsimore dhe sociale.
Bashkë, mund të ndërtojmë një të ardhme më të sigurt dhe më të shëndetshme për fëmijët dhe komunitetin tonë.
Roli juaj si komunitet:
Kjo nismë është vetëm një hap drejt një misioni më të madh. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e iniciativave për të përmirësuar jetën e fëmijëve pa kujdes prindëror, mund të kontribuoni në forma të ndryshme:
- Përmes pakove të mbështetjes
- Përmes ligjit për sponsorizime
- Përmes ofrimit të shërbimeve pa pagesë
Bëhu pjesë e rrethit të besimit – Trust Circle!

