Bashkëpunimi mes Trust Circle Foundation dhe Angel Studio
Trust Circle Foundation shpreh mirënjohjen e thellë ndaj Angel Studio për kontributin e çmuar në mbështetje të krijimit të qasjes për fëmijët me aftësi të kufizuara në shkollën “Asim Vokshi” në kryeqytet.
Ky kontribut përfaqëson më shumë se një donacion material, ai është dëshmi e besimit, humanizmit dhe përkushtimit ndaj një të ardhmeje më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë fëmijët.
Me këtë hap, po krijohen mundësi reale për përfshirje sociale, zhvillim dhe qasje të sigurt në edukim për ata që kanë më shumë nevojë.
Së bashku po ndërtojmë ura drejt një realiteti ku çdo fëmijë ka mundësi të barabartë për të ecur drejt të ardhmes që meriton.
Faleminderit, Angel Studio!
Si mund të ndihmoni?
Kjo nismë është vetëm një hap drejt një misioni më të madh. Nëse dëshironi të bëheni pjesë e iniciativave për të përmirësuar jetën e fëmijëve pa kujdes prindëror, mund të kontribuoni në forma të ndryshme:
- Përmes pakove të mbështetjes
- Përmes ligjit për sponsorizime
- Përmes ofrimit të shërbimeve pa pagesë
Bëhu pjesë e rrethit të besimit – Trust Circle!

