“Dashni që vishet” - Më shumë se një këmishë, një mesazh që na bashkoi
Përmes iniciativës “Dashni që vishet”, vizatimet unike të krijuara me dashuri nga fëmijët me Sindromën Down u shndërruan në dizajne të veçanta për këmisha, duke përcjellë një mesazh të rëndësishëm për pranimin, barazinë dhe gjithëpërfshirjen.

Kjo nismë solli së bashku artin dhe solidaritetin, duke na kujtuar se secili prej nesh mund të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më gjithëpërfshirëse.

Përmes mbështetjes dhe porosive të shumta, iniciativa u bë një mundësi për të përhapur mesazhin e dashurisë dhe për të treguar se edhe veprimet e vogla mund të kenë domethënie të madhe.

Trust Circle Foundation falënderon të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj iniciative, duke mbështetur fëmijët dhe duke ndihmuar që mesazhi i tyre të arrijë më larg.
Sepse dashnia vishet, por mbi të gjitha, dëshmohet përmes veprave.

